TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Makina e ambasadores gjermane në Tiranë, Susanne Schutz mbërriti me shpejtësi në ambjentet e selisë së Partisë Demokratike, ish SHQUP. Tpz.al mëson se zonja Schutz ka hyrë me shpejtësi tek zyra e kryedemokratit Lulzim Basha, por nuk dihen ende arsyet e kësaj vizite.
Burime për Tpz.al thanë gjithashtu se prej 30 minutash, ambasadorja e vendit mik, po qëndron në zyrën e Bashës.
Kjo vizitë e ambasadores gjermane, vjen menjëherë pas takimit kokë më kokë që pati mbrëmjen e së enjtes, Lulzim Basha me Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn. Ata qëndruan së bashku rreth dy orë në një takim pa praninë e anëtarëve të delegacioneve përkatëse, të cilët ishin pjesë e bisedës vetëm në minutat e para.
/TPZ.AL/
