TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në kryqëzimin e Unazës me maternitetin e ri, i njohur ndryshe si zona e Brrylit në Tiranë. Siç shihet edhe në foton e publikuar nga Opinion.al një autobot ka përplasur një burrë që lëvizte me biçikletë.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se burri ishte rreth 60 vjeç dhe me vete kishte mjete pune. Me gjasë ishte punëtor në ndërtim.
Nga informacionet e para të policëve në vendin e ngjarjes, i aksidentuari ka ndërruar jetë.
TPZ.AL