TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Opinion.al ka mësuar se çfarë ka deklaruar në polici, gjatë marrjes në pyetje, gjyqtari Shkëlqim Miri. Burimet thanë se gjyqtari ka mohuar pronësinë e parave.
“Një pjesë e vogël është e imja, nga kursimet e familjes. Ndërsa eurot janë të kunatit i cili i kishte lënë në shtëpinë time sepse do blinte një pronë”, kështu mësohet të jetë shprehur Miri. Deklarata është bërë para oficerëve të policisë gjyqësore të Krimeve të Rënda dhe në prani të avokatit të tij Ardian Visha.
Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri u ndalua mbrëmë nga policia me urdhër të Krimeve të rënda. Gjatë kontrollit në banesa atij iu gjet një shumë e madhe monetare, në euro, lek dhe USD.