TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile, kanë tentuar të hyjnë në godinën e Bashkisë së Tiranës, për të dëgjuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku do të vendoset, ndër të tjera, edhe kalimi i truallit të Teatrit Kombëtar, tek privati, në mënyrë që të shembet teatri ekzistues dhe të fillojë ndërtimi i teatrit të ri i cili shoqërohet nga 5 kullat.
Qytetarët nuk janë lejuar të futen në godinë, edhe pse u kanë shpjeguar policëve të Veliajt, se ligji lejon prezencën e tyre, për të dëgjuar vendimet që merren në këto mbledhje.
Velaij nuk ka qenë prezent as vetë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Mesa duket kryebashkiaku nuk dëshiron të lërë fytyrën e tij, në momentin e votimit të këtij vendimi, që ai dhe shefi i tij kanë gatuar për të favorizuar oligarkët.
/TPZ.AL/