AKTUALITET, 26 Prill 2018, 12:24

VIDEO/ Policia e ndalon për verifikim, shqiptari kundërpërgjigjet me armë

VIDEO/ Policia e ndalon për verifikim, shqiptari kundërpërgjigjet

Arrestohet shqiptari ne Athine, pasi akuzohet se gjate nje kontrolli nga policia, ka nxjerre armen dhe ka qelluar ne drejtim te efektiveve. Lajmin e kane publikuar mediat greke, se bashku me nje video nga ngjarja.

Sipas policise, ngjarja ka ndodhur në orët e para të dites se djeshme në lagjen “Kalithea” ne Athine dhe ka protagonist nje shqiptar 32 vjecar, emri i te cilit nuk behet i ditur.

Mesohet se policia ishte njoftuar per një automjet të dyshimtë në ate zone. Nderkohe qe kur arrin policia, i afrohet shqiptarit me synim verifikimin.

Nuk dihet pse shqiptari nisi te vraponte per t’i shpetuar policise. Kamerat kane fiksuar momentin e vrapit, nderkohe qe ne ndjekje e siper, ai nxjerr nje pistoletë dhe qëllon drejt policise. Nga te shtenat nuk ka pasur te lenduar. Pak kohe me pas ai eshte arrestuar.

https://www.youtube.com/watch?v=0WpNVPqE62o