TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Charlize Theron është mësuar me transformimet fizike edhe për shkak të roleve që i është dashur të luaj. I fundit për të cilin i është dashur të ndryshojë peshë është “Tully”. Ajo tregon se gjatë shtimit në peshë një nga rolet e fundit e kishte ndryshuar aq shumë sa fëmijët e saj mendonin se ishte shtatzënë. “Zgjohesha në orën 2 të natës dhe kisha gjithmonë një pjatë me djathë dhe ndonjë fast food “mac”. Çohesha dhe e konsumoja”, ka rrëfyer ajo.
Përveçse me fizikun, yllit të Hollywood-it i është dashur të bëjë llogaritë me mendjen e saj. “Konsumoja ushqim në vazhdimësi. Unë i pëlqej karbohidratet, por nisa edhe të pijë sasi të mëdha sheqeri. Dukej sikur edhe në mendjen time kishte shpërthyer diçka që po bëhej e rrezikshme. Për herë të parë në jetën time jam ndier e depresuar, më dukej sikur qëndroja mes resh të zeza”, ka shtuar ajo.
Larg reflektorëve Chrlize është mama me kohë të plotë. Dy fëmijët e saj të adoptuar Jackson, 6 dhe August 2 duket se ia kanë ndryshuar jetën “Kur kam mbajt në krah për herë të parë fëmijët e mi, jam ndier më e lumtur se sa mund ta imagjinoja ndonjëherë”.