TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lokali i përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës është pronë e bashkëshortit të deputetes së opozitës së re në Kuvendin e Shqipërisë, Enada Kapllani.
Burime bëjnë me dije se lokalit në pronësi të shtetasit me iniciale A.Kapllani i është djegur vetëm pjesa e banakut, që ndodhej në pjesën e jashtme të subjektit.
Flaket janë vërejtur nga një patrullë e policisë, që më pas ka lajmëruar zjarrfikëset, me ndërhyrjen e të cilëve është minimizuar dëmi.
Dyshimet e para janë për zjarrëvënie të qëllimshme, pasi një person është parë duke u larguar me vrap nga zona.
Pronari ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë konflikt dhe njihet si person i rregullt dhe pa probleme në Vlorë, por policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Në orët e para të mëngjesit, të sotëm, në zonën e lungomares ka rënë zjarr në një lokal “Bar-Kafe” pranë “Rirës” në pronësi të shtetasit A.K.
Si pasojë është dëmtuar pjesërisht banaku në verandën e lokalit.
Policia vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.