AKTUALITET, 7 Prill 2020, 13:53

Shqipëria i kërkon NATO-s 500 shtretër e 800 ventilatorë

Shqipëria i kërkon NATO-s 500 shtretër e 800 ventilatorë


Shqipëria i ka kërkuar ndihmë NATO-s për pajisje e mjete spitalore të nevojshme në luftën kundër Covid-19.

Exit.al i referohet një letre më 27 mars, sipas të cilës qeveria shqiptare ka kërkuar pajisje mjekësore (800 ventilatorë e 500 monitorë) dhe mjete mbrojtëse për stafin spitalor, (1,5 milionë maska të ndryshme e 200 mijë veshje).

Edhe Maqedonia e Veriut e Mali i Zi i kanë kërkuar ndihmë NATO-s për mjete e pajisje spitalore.

Lista me pajisjet e kërkuara nga qeveria shqiptare, sipas Exit:

2 mijë kaska mbrojtëse CPAP

2 mije kaska mbrojtëse NIV

200 njësi monitorimi kontrolli

1 mijë Matës të rrjedhës së oksigjenit

300 mijë Doreza nitrile 230 mm

200 mijë Veshje për mjekët

1 milion maska kirurgjikale

500 mijë maska FFP3

500 monitorë për shumë parametra

500 pompa shiringe

300 ventilatorë për kujdes intensiv (me kompresorë ajri)

500 ventilatorë për kujdes nën-intensiv (me baze turbine)

500 shtretër me dyshekë

500 pajisje për shtretërit

500 dollapë për veshjet.