TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Albana Vokshi/
#Show i Ramës me #ndihmën për #Italinë dhe sjellja #kriminale ndaj shqiptarëve në #kufi
Ndërkohë që ende po përjeton “lavdinë” e njeriut që ju erdhi në ndihmë qytetarëve italianë duke dërguar 30 mjekë e infermierë, ka braktisur tërësisht në tokën neutrale e po sillet në mënyrën më cnjerëzore me qytetarët e vendit të tij.
Dita e pestë, dhjetëra shqiptarë braktisur në zonën neutrale në kufi me Greqinë. Asnjë shishe ujë, asnë ushqim, asnjë batanije për ta nga shteti shqiptar. As nga #policët #shqiptarë...
Edhe ata pak veta që i lanë të hyjnë për të marrë ndihmë mjekësore në spitalet e Korcës dhe Bilishtit, nuk i lejuan të shkojnë në shtëpitë e tyre por i kthyen në tokën neutrale.
Të vetmet ndihma kanë ardhur nga #policët #grekë. Pak biskota, ujë, ca dru për zjarr për të kaluar natën...
A mundet një Kryeministër të dojë më shumë qytetarët italianë se ata të vendit që ai drejton??
Sigurisht që jo!
Çdo veprim, çdo vendim i tij ka vetëm një qëllim: #lavdinë #personale. E për këtë është i gatshëm të sakrifikojë këdo e gjithshka.
Një gjë është e sigurt:
Edi Rama do mbahet mend si Kryeministri më i urryer i shqiptarëve