AKTUALITET, 7 Prill 2020, 12:38

Koronavirusi/ Bino: Dyzetë e një mjekë dhe infermierë të infektuar nga katër qytete, gjysma janë shëruar, të prekura edhe gra shtatzëna

Koronavirusi/ Bino: Dyzetë e një  mjekë dhe infermierë


Koronavirusi në Shqipëri mes 383 të infektuarve ka prekur edhe 41 nga stafi shëndetësor ku gjysmat prej tyre janë shëruar.

Në një deklaratë për shtyp, drejtoresha e ISHP Silva Bino bëri me dije se 41 të infektuarit ishin shumica nga Tirana dhe një nga Durrësit, Lushnja e Korça.

Po ashtu Bino ka thënë se në Shqipëri ka pasur edhe gra shtatzëna dhe fëmijë të prekur por që kanë qenë me simptoma të lehta dhe janë mirë.

Për problemin e Shkodrës, strategjia është e njëjtë si në gjithë Shqipërinë dhe në kryeqendrën e veriut të vendit janë kryer 200 testime.