AKTUALITET, 7 Prill 2020, 13:16

Pas Brataj, Camit dhe shefit të Laboratorit, tjetër anëtar i Task Forcës me koronavirus, MSH nuk tregon identitetin

Pas Brataj, Camit dhe shefit të Laboratorit, tjetër anëtar i Task


Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se ka persona të tjerë të infektuar me koronavirus nga ekspertët e Task Forcës. Megjithatë nuk kanë preferuar që të zbulojnë emrat e tyre për të ruajtur të drejtën e anonimatit.

Ndërkohë që deri më tani janë bërë publike tre raste të infektuar nga e një Task Forcë, ku i pari i publikuar ka qenë drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj. Pas tij, pozitive rezultoi edhe drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami.

Ndërsa i treti i infektuar është Andi Koraqi, shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT. Asnjë prej tyre deri më tani nuk e ka bërë testin e dytë dhe nuk është konfirmuar negativ pas periudhës së karantinimit.

Ndërkohë në Shqipëri ka shkuar në 383 numri i të infektuarve nga koroanvirusi. 22 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 131 të tjerë janë shëruar.

Tek Infektivi asnjë pacientë nuk është në intubacion, ndërsa tek “Shefqet Ndroqi” 3 janë në gjendje të rëndë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët duhet të kufizojnë takimet me njëri-tjetrin, pasi sipas rasteve të fundit virusi po përhapet brenda rrethit familjar.