AKTUALITET, 7 Prill 2020, 12:12

Protestë për shpërblimin 1000 euro, Rama kërcënon mjekët: E keni ngatërruar, nuk do të toleroheni

Protestë për shpërblimin 1000 euro, Rama kërcënon


Kryeministri Rama reagon pas protestës së stafit mjekësor në spitalin Lezhë.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale Rama thotë se do të paguhen me 1000 euro mjekët e Infermierët në vijën e zjarrit.

Më tej Rama thekson se nxitja nga jashtë e kërkesave për shpërblime nuk do të justifikohet në vijim.

Statusi i plotë i Ramës:

Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë!

Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim!