TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Maqedoni-Kosovë përballje për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve do të luhet pa tifozë, më 26 mars, por jo vetëm kaq, Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka kërkuar nga UEFA që të shtyjë takimin, pasi nuk mund të ketë në dispozicion tre nga lojtarët e saj më të mirë e Kosova gjithashtu do të humbte shërbimet e futbollistëve të rëndësishëm.
Sipas rregullave të reja të shtetit maqedonas për të përballuar këtë situatë, Federata ka kërkuar që të shtyhet ndeshja pasi tre futbollistët e saj Pandev, Elmas dhe Nesterovski luajnë në Itali. Nëse ata udhëtojnë drejt Maqedonisë, do të jenë të detyruar të qëndrojnë 14 ditë në karantinë, sipas rregullit. E njëjta gjë do të ishte edhe për Ujkanin e Rrahmanin e Kosovës, të cilët luajnë gjithashtu në klube italiane.
Ndaj me këtë argumentim, është bërë kërkesa që të shtyhet kjo ndeshjen në një tjetër datë për t’u caktuar si pasojë e këtyre vështirësive logjistike dhe pritet përgjigje nga institucioni që drejton futbollin në kontinent.