TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e Astirit po protestojnë para ambienteve të jashtme të Kuvendit, duke kërkuar që të takojnë me ngulm kryeministrin Rama dhe deputeten e zonës Blerina Gjylameti, që sipas tyre iu ka premtuar legalizimin e banesave në fushatë.
Një protestuese shprehet se ka policë të veshur civil, që po provokojnë banorët, dhe sipas saj ato po hedhin shashka dhe kapsollë. Më tej ajo shton se policia nuk i ka provokuar, por i ka sulmuar dhe madje ka drejtuar armën kundrejt tyre.
“Nuk kemi hedhur shashka. Ka të lënduar midis nesh, u lëndua nëna ime. Policia duhet të bëjë detyrën dhe mos të ngrejë shkopa gome kundër nesh.
Ka pasur provokime nga policia. Ka pasur policë të veshur civilë të cilët kanë hedhur shashka dhe kapsollë për të na provokuar. Janë klyshat e Ramës.
Nuk janë hedhur shashka nga ne. Policia ngrejti dorën ndaj nesh, duke na drejtuar armën.”- shprehet një protestuese.