AKTUALITET, 7 Shkurt 2018, 10:25

Live/ Asambleja e FSHF. Duka apo Fino? Sot zgjidhet presidenti i ri

Rrethim policor në Hotel “Adriatik”, atje ku po zhvillohet Asambleja e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku sot do të zgjidhet Presidenti i ri i FSHF-së, por edhe Komiteti i ri Ekzekutiv. Për postin e Presidentit garojnë Armand Duka, Bashkimi Fino dhe Shpëtim Hala. Kandidatët kanë mbërritur dhe janë në sallën e Hotel Adriatik, secili në shoqëri të mbështetësve të tyre. Fillimisht ata do të votojnë për kreun e ri të institucionit të futbollit mes tre kandidatëve: Armand Duka, Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala.

Asambleja Zgjedhore e FSHF-së do të japë verdiktin e shumëpritur nga komuniteti i futbollit dhe jo vetëm, atë se cili do të drejtojë institucionin qeverisës të futbollit shqiptar për 4 vitet e ardhshme.

Presidenti aktual, Armand Duka, kërkon një mandat të 5-të, duke u bazuar në progresin e futbollit shqiptar nën drejtimin e tij, ndërsa rivali kryesor Bashkim Fino, që vjen nga politika, premton ndryshimin pas akuzave të forta ndaj drejtimit aktual. Në garë është edhe Shpëtim Hala, ish-gjyqtar, edhe pse me një kandidaturë që nuk ka pasur rezonancë të fortë mediatike. Kjo e këtij viti në fakt ka qenë edhe fushata më e nxehtë në aspektin mediatik, me akuza të forta, duke nisur që nga ato të përdorimit të politikës e deri te ato për abuzim me fondet, tani zhurma ia lë vendin votimit, me 66 anëtarët e Asamblesë që do të vendosin me votën e tyre se cili do të jetë presidenti i ardhshëm.

STATUTI I FSHF

Statuti përcakton qartë se për t’u zgjedhur president kandidati ka nevojë për 2/3 e votave të vlefshme, dhe nisur nga shifra e 66 anëtarëve me të drejtë vote do të thotë se duhen 44 vota. Në rast se asnjë prej kandidatëve nuk arrin të sigurojë këtë shumicë të përcaktuar, atëherë zhvillohet një raund i dytë midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. Këtu kandidati që fiton me shumicë të thjeshtë, 50% plus 1 të votave zgjidhet president.

I HIQET E DREJTA BILISHTIT</strong

Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit ka nisur me befasi pasi i ka hequr të drejtën e votës klubit Bilisht Sporti. Do të mungojë Bilisht Sporti, pasi ka çuar me vonesë dokumentacionin.

Klubet propozuan emrat e tyre, që në shumë raste u ndërruan rrugës, derisa komisioni i mandateve dha aprovimin për përfaqësuesit e 65 anëtarëve në asamblenë e sotme.

KOMITETI EKZEKUTIV

Edhe pse është folur shumë më pak, tejet të rëndësishme janë edhe zgjedhjet për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, që përbëhet nga 11 persona, presidenti, dy zëvendëspresidentë dhe 8 anëtarë, ndërkohë që Presidenti i Shoqatës së Arbitrave zgjidhet automatikisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv. 23 janë kandidaturat që garojnë për vendet në organin më të lartë kolegjial që drejton dhe merr vendime mes periudhave të dy asambleve.

BASHKIM FINO I PAKËNAQUR

Bashkim Fino i pakënaqur me protokollin, ulet në fund të sallës, pasi dy kandidatet e tjerë (ai dhe Hala) u janë caktuar vendet nga fundi i sallës! Në shenjë mospajtimi ulet në fund fare së bashku me Sulejman Starovën! Fino shprehet se të tre kandidatet duhet të ishin në pozicion të barabartë dhe jo Duka të qendrojë në krye! Sipas tij është mungesë respekti.

FJALA E ARMAND DUKËS

Fjalën i pari në asamblenë e FSHF e mbajti presidenti në detyrë i FSHF-së, Armand Duka i cili kërkon një mandat të pestë si President i FSHF.

"Duhet të fitojë futbolli. Jemi koshientë për atë që kemi arritur dhe të vetëdijshëm për punën që duhet të bëjmë më tepër. Përgjegjësi dhe obligim për të qenë një skuadër ambicioze drejt suksesit. Objektivat tona kanë qenë dhe do mbeten të fokusuara që nga infrastruktura. Shpresoj dhe besoj që ju do të bëni zgjedhjen e duhur, duke zgjedhur alternativën që kërkon sot futbolli shqiptar. Kam bindjen se kjo asamble me pjekurinë e saj do t’i japin shtysë akoma më fort ambicieve tona", u shpreh kandidati për mandatin e pestë si President i FSHF, Armand Duka.

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT

Zëvendës ministri i Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Konstandin Shkurti: "Do vijojmë financimet në futboll. Futbolli është realitet simpatik në shoqërinë tonë, për impaktin që krijon te njerëzit. Cilësia e lojës ka ardhur duke u rritur. Mbështetja e MAS dhe e qeverisë do të vazhdojë të jetë e madhe për futbollin. Ne do vazhdojmë të mbështesim projekte dhe iniciativa. Do vazhdojmë bashkëpunimin, që nesër të kemi rezultate sa më pozitive. Shpresoj që komuniteti i futbollit të tregojë pjekuri në marrjen e vendimeve.

PËRFAQËSUESI I UEFA-s

Përfaqësuesi i UEFA-s në Asamblenë zgjedhore të FSHF, Gregory Surkis paralajmëroi në fjalën e tij të mos cenohen zgjedhjet, pasi në të kundërt, tha ai, Shqipëria do përballet me sanksione nga UEFA dhe FIFA.

“I nderuar zv.ministër i sportit. Të nderuar koleg përfaqësues nga federata e Kosovës. Në emër të delegacionit të FIFA-s dhe UEFA-s, si një shërbyes i juaj, kam kënaqësinë të vizitoj këtë Asamble. Dhe tu jap ju urimet më të mira nga presidenti i UEFA-s Ceferin.

Jam i befasuar nga mënyra sesi e duan futbollin në këtë vend. Kjo i lejon Shqipërisë të zërë një vend të dukshme futbollin Botëror. Vendi juaj ka prodhuar futbollist të njohur në gjithë Europën. Si Hysaj dhe Thomas Strakosha.

Jemi ne dijeni te ngjarjeve qe kanë ndodhur se fundmi! I kërkova Rames qe te zbatohej marrëveshja qe arritëm! Duam qe zgjedhjet te jene krejtësisht të lira! Nëse kjo nuk ndodh UEFAnuk do te toleroje! Ndërhyrja , qeverise do te ishte i pajustifikueshëm! Parimet tona janë bazike dhe te pakontestueshme” u shpreh Surkis.

Fjala e plotë

Grigori Surtis, zyrtari i lartë i UEFA Në emër të delegacionit nga FIFA dhe UEFA si një shërbyes i juaj i bindur i cili krueson komisionin e bahskimit të UEFA kam kënaqësinë të jem në këtë asamble dhe tu jap përshëndetjet e presidentit të UEFA.

Jam i befasuar nga mënyra sesi e duan futbollin në këtë vend. Ky passion është unikal ndaj i lejon shqipërisë të zërë një vend të dukshëm në futbollin botëror. Vendi juaj ka prodhuar futbollistë të rëndësishëm. Më vjen në mend Pano, lala, skela, cana, apo yje që po dalin si Hysaj e Strakosha. Klubet shqiptare kanë zënë një vend të rëndësishëm në arenën kombëtare sidomos pas faktit që skuadra kombëtare u prezantua në Euro2016. Jam I bindur që ky sukses historic për gjithë sportit shqiptar I ka dhënë rendësi futbollit në vendin tuaj. Ne e shohim mirë punën productive që FSHF pavarësisht vështirësive objective ka kaluar në gjithë aspektet. Doja të theksoja projektet infrastrukturore. Falë ndihmës së UEFA po realizohet edhe stadium kombëtar në Tiranë dhe së shpejti në të do të luhen ndeshjen e niveleve të larta për ngjarje të rëndësishme. Jo më pak uefa vlerëson përpjekjet tuaja drejt futbollit masiv dhe të rinjtë, drejt gjykimit të drejtë dhe mbështetjes së inciativave sociale të ndryshme.

Në Shqipëri po krijohet një bazë e mirë për zhvillimin e mëtejshëm e futbollit dhe nuk do të jenë të largëta kohët për arritje ndërkombëtare. Por kjo bëhet nëse familja e futbollit do të jetë e bashkuar për vlerat e futbollit dhe parimet e tyre. Ju e dini mirë që tani futbolli duhet të luftojë me shumë dukuri negative dhe këtu bëhet fjalë jo vetëm për disa gjëra të parealizueshme, por edhe disa ndeshje me marrëveshje apo korrupsoinit në futboll, apo aplikimin e dopingut, dhunën në tribuna apo lloje të tjera të diskriminimit. Ka dhe rreziqe që nuk janë të dukshme, sic është disbalanca e garës, pasiguria e financimit. Në radhë të parë kemi parasysh forcat politike dhe organet shtetërore që kanë resurse ndikimi në cdo vend. Organet e pushtetit janë partner të rëndësishëm në komunitetin e futbollit para së gjithash në nivel realizimi të insciativa ligjvënëse dhe luftën me shumë reziqe sic është shpeshtësia rritja e dukshme e zhvillimit të futbollit. Por njëkohësisht nuk mund të injorojmë edhe kërcënime që dalin nga forca politike keqdashëse. Njëkohësisht përpjekjet për të përdorur futbollin për interes vetjak apo në nivel dekonstruktiv që shkakton përcarje në familjen e futbollit.

Unë nuk do të bëj sikur e kam ditur këtë temë në përgjithësi, pa pasur parasysh situatën për zgjedhjen sot të presidentit të FSHF. Në të kundërt do të doja tju informoja që UEFA e ka të qartë me të gjitha hollësoitë për ngjarjet që po zhvillohen në këtë asamble. Madje unë do të thoja që para asamblesë kam pasur një dialog të gjatë me kryeministrin Edi rama për këtë problematikë. Ishte një bisedë konstruktive dhe e dobishme dhe dëshira e tij ishte të hiqej cdo lloj tensioni politik për këtë fushatë zgjedhore. Njëkohësisht ia kujtova edhe njëherë kryeministrit nenpikën 1 të nenit 14 të statutti të fifa që detyron të gjitha federatat për të realizuar në mënyrë të pavarur zgjedhjet, pa ndikim të palëve të treta. Prishja e këitj detyrimi mund të shkaktojë vendosje të sanksioneve dhe nëse pala e tretë ka pasur për shkak të fajit të saj konkret të kemi rënie dakord sipas nenit 14 të statutit. Përvec të tjerave e informova zotin rama me pikën 7 dhe 9 për statutin e UEFA ku thuhet se organi ekzekutiv I cdo zgjedhje të jetë e lirë dhe e pavarur dhe në përputhje me procedurat demokratike. Si rrjedhim cdo lloj mbështetje apo ndërhyrje politike nga ana e qeverisë në zhvillimin e zgjedhjeve të tilla do të ishte I pajustifikuar për UEFA. Këto parime janë bazike dhe të pakontestueshme mbi të cilat ngrihen raportet mbi familjen evropiane dhe të futbollit.

Komiteti i federative kombëtare bashkë me anëtarë të delegacionit përgatit raportin dhe do ia paraqesë komitetit ekzekutiv të UEFA dhe kreut të FIFA. Prandaj shpresojmë në një pergjigje të mencur dhe në një deshirë të kandidatëve për të mos rënë në kompromis dhe bëjmë thirrje për kushte të barabarta për këtë post të presidentit.Në këtë process nuk duhet të përdoren teknologji manipulative të kontrillit të rezultatit të zgjedhjeve. Të mos I fusim njëri tjetrit plehra nën derë se do të dëmtohej futbolli. Do të doja tu bëja thirrje komponentëve që përfshihen në këto gjëra jot ë pastra: pisllëku mund të mos ngrihet në ajër, por duart mbeten aty. Do të doja të thkesoja që është pakushtëzim që ndërrimi I krerëve është një nga parimet kryesore të menaxhimit të futbollit.

Prandaj kjo gjë duhet të vijë në mënyrë ekskluzivisht në përputhje me statutin e Uefa. Në fakt nuk do të doja të krijuar përshtypjen se kam ardhur për të mësuar sit ë jetoni. Për më tepër të mbështes apo të kritikoj njërin apo tjetrin kandidat. Jeni ju që do të merrni sot vendimin më të rëndësishëm dhe të vështirë. Unë jam këtu sot për tju propozuar ndihmë në emër të UEFA dhe në emër të komitetit për federatat kombëtare. Dua tju rikujtoj ato format dhe metodat e punës të FIFA dhe UEFA për FSHF. Jo shumë larg komiteti ekzekutiv I UEFA I ka dhënë këtij komiteti kompetenca të gjera. Sigurisht përfshirë këtu edhe zgjidhjen e konflikteve të brendshme, duke propozuar masa që janë të domosdoshme të ndërmerren në raste të tilla. Ndaj jam I bindur që nuk ka asnjë vështirësi që të mos kapërcehet së bashku. Duhet vetëm të vendosim në krye të interesave tona, ato të futbollit dhe menaxhimit mes demokracisë e transparencës dhe mbi statutin e Uefa. Nëse të gjithë të pranishmit në sallë do të mbeten besnikë të idealeve të vërteta atëherë federate juaj do të ketë një të ardhme të ndritur.

NDËRPRITET SINJALI

Ora 10:00 - Ndërpritet sinjali në Asamble! Ngjarja ka ndodhur kur përfaqësues i klubit të Lushnjës, Fatos Tushe, ka hapur në Asamble çështjen e 12 shoqatave të paregjistruara në Gjykatë. Në këtë moment është ndërprere sinjali dhe nuk dihet ende se kur do të mbërrijë përsëri. Mediat kanë ngelur jashtë mbulimit të Asamblesë dhe deri tani nuk ka asnjë informacion se çfarë është duke u folur në Asamble për këtë çështje. Mësohet se organizatorët janë duke u përpjekur të rikthejnë sinjalin për mediat televizive.

Mungesa e sinjalit për mediat ka krijuar kaos për të gjithë për të zbuluar se për çfarë po diskutohet në këtë asamble. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emision “Rubrika Sporitive” në RTSH, gazetari Pano Xhixho, i cili ka mundur futet nëpërmjet Skype-it për të parë se çfarë po ndodh në asamble.

“E kemi të ndaluar të lidhemi me Skype, kanë ardhur disa persona të sigurisë të cilët kanë thënë që nuk është e mundur”, është shprehur Pano Xhixho në lidhjen e drejtpërdrejtë për emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH.

“Ka dhe reduktim valësh të internetit, nuk dihet se pse kjo situatë, si duket duan të ndërpresin të gjitha rrugët e komunimit”, është shprehur Hygerta Sako, moederatorja e emicionit.

Shakohoxha pajton Dukën me Finon

Gazetari i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha, ka ndërmarrë rolin e pajtuesit midis dy rivalëve të mëdhenj për president të FSHF-së, Armand Dukës dhe Bashkim Finos.

 

Ja kush do t’i numërojë votat për presidentin e FSHF-së

Asambleja e FSHF-së, që po zhvillon punimet me dyer të mbyllura për mediat. Tashmë ka caktuar edhe emrat e anëtarëve të Komisionit që do të numërojnë votat. Ata janë Julian Çota, përfaqësues i klubit të Domosdovës, kryebashkiaku Kastriot Gurra i Librazhdit dhe Iljaz Haxhiraj (Shoqata Rajonale Fier).

***

Nis votimi për president, voton i pari Ardian Takaj

Po zhvillohet votimi në Asamblenë e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku sot do të zgjidhet Presidenti i ri i FSHF-së, por edhe Komiteti i ri Ekzekutiv. Për postin e Presidentit garojnë Armand Duka, Bashkimi Fino dhe Shpëtim Hala. I pari që votoi ishte Ardian Takaj i Skënderbeut, i ndjekur nga Sinan Idrizi i Flamurtarit.

KUSH JANË 65 VOTUESIT

Por kush do të jenë personat që do të përcaktojnë edhe fatin e karriges më të rëndësishme për futbollin shqiptar. Në listën e delegatëve me të drejtë vote ka emra biznesmenësh, kryetarë bashkish, të majtë e të djathtë, por edhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme të futbollit.

Lista e delegatëve si më poshtë

Qarku Tiranë (8)

FK Partizani (Gazment Demi)

KF Tirana (Refik Halili)

Kamza (Xhelal Mziu)

Dinamo (Ismet Saliaj)

Besa Kavajë (Isa Sakja)

Egnatia (Beqir Nuredini)

FC Olimpik (Aristotel Papajani)

Luzi Kavajë (Albert Lusha)

Qarku Durrës (5)

Teuta (Edmond Hasanbelliu)

Kastrioti (Gazmend Vogli)

Iliria Fushë Krujë (Artur Bushi)

Sukthi (Adrian Gurra)

Erzeni Shijak (Ardian Kokomani)

Qarku Berat (4)

Tomori (Petrit Sinaj)

Naftëtari Kuçovë (Brajan Fraholli)

Skrapari (Nesim Spahiu)

Poliçani (Adriatik Zotka)

Qarku Gjirokastër (5)

Luftëtari (Grigor Tavo)

Përmeti (Altin Bardhi)

Këlcyrë (Klement Ndoni)

Tepelena (Tërmet Peçi)

Memaliaj (Lulzim Meçi)

Qarku Kukës

Kukësi (Safet Gjici)

Qarku Dibër

Korabi (Fehmi Mziu)

Burreli (Sajmir Xhetani)

Qarku Vlorë (5)

Flamurtari (Sinan Idrizi)

Himara (Lorenc Gjikuria)

Vlora (Andri Metollari)

Butrinti Sarandë (Florjana Koka)

Delvina (Rigels Balili)

Qarku Fier (5)

Apolonia (Koço Kokëdhima)

Lushnja (Fatos Tushe)

Albpetrol Patos (Rajmonda Balilaj)

Bylis (Agron Kapllanaj)

Fieri (Roland Mehmeti)

Qarku Lezhë (3)

Laçi Pashk Laska)

Besëlidhja (Gjok Noka)

Mamurrasi (Dedë Ndreca)

Qarku Shkodër (4)

Vllaznia (Voltana Ademi)

Ada Velipojë (Fundim Dollaku)

Tërbuni Pukë (Gjon Gjonaj)

Veleçiku Koplik (Tonin Marinaj)

Qarku Korçë (5)

Skëndërbeu (Ardjan Takaj)

Pojani (Idajet Shkulaku)

Pogradeci (Arjan Terolli)

Maliqi (Gëzim Topçiu)

Gramozi Ersekë (Ilia Stefo)

Qarku Elbasan (6)

Elbasan ( Arben Laze)

Domosdova Prrenjas (Julian Çota)

Turbina (Gentjan Gjoka)

Gramshi (Luljeta Dollani)

Shkumbini (Sajmir Hasalla)

Sopoti Librazhd (Kastriot Gurra)

Shoqatat

Shoqata e Trajnerëve (Vladimir Ajazi)

Shoqata e Mjekëve (Ylli Mihali)

Shoqata e Arbitrave (Tahir Kastrati)

Shoqata e Minifutbollit (Armand Dama)

Shoqata Rajonale Tiranë (Sulejman Mema)

Shoqata Rajonale Durrës (Agron Kërçova)

Shoqata Rajonale Shkodër (Gëzim Martuzi)

Shoqata Rajonale Elbasan (Bujar Gogunja)

Shoqata Rajonale Fier (Iljaz Haxhiraj)

Shoqata Rajonale Korçë (Ilirjan Përmeti)

Shoqata Rajonale Gjirokastër (Sadik Sadikaj)

Shoqata Rajonale Lezhë (Eduart Tanushi)

[gallery ids="66678,66679,66671,66663,66657,66658,66659 66640,66647,66648,66645,66642,66637,66636,66635,66634,66628,66626,66622,66621,66620,66623,66625,66627"]