TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zajmina Vasjari është në pritje të ëmbël, ndërsa ka ndarë me ndjekësit disa foto nga shtatzënia e saj, së bashku me vajzën e vogël Khloe, ku të dyja janë veshur me të bardha E vogla shfaqet duke i puthur barkun Zajminës, e cila pak kohë më parë njoftoi shtatzëninë e saj të dytë.
Ajo nuk e ka zbuluar ende gjininë e fëmijës së dytë dhe në postimin në Instagram Zajmina gjithashtu pyet ndjekësit nëse mendojnë se bebi do të jetë vajzë apo djalë.
“Dy bekimet e jetës time që më kujtojnë dhe tregojnë se sa e bukur është jeta, se si mundet njeriu të jetë i lumtur vetem nga një prekje, puthje apo buzëqeshje. Faleminderit Zot !
Si mendoni bebi është vajzë apo djalë?”, shkruan Zajmina.
Të shumta kanë qenë reagimet dhe hamendësimet për gjininë e fëmijës, por Zajmina duket se ka vendosur të qëndrojë enigmatike dhe të mos e tregojë tani për tani.
View this post on Instagram