TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Lola” Francisca Susano, e cila besohet të ishte personi më i vjetër në botë dhe gruaja e fundit e gjallë që ka lindur në vitet 1800, ka ndërruar jetë në moshën 124-vjeçare.
Vdekja e të moshuarës filipinase u konfirmua nga zyrtarët shtetërorë në provincën e saj të lindjes, Kabankalan, Negros Occidental.
Zyrtarët lokalë të shëndetësisë nuk e kanë përcaktuar ende shkakun e vdekjes së Susanos, por e moshuara thuhet se do të testohet për COVID-19, raportoi CNN. Megjithatë, oficerët e informacionit të qytetit raportuan se ajo nuk shfaqi asnjë simptomë të koronavirusit para vdekjes së saj.