LIFESTYLE, 25 Nëntor 2021, 15:19

Këngëtarja Fifi largohet nga “Big Brother VIP”

Këngëtarja Fifi largohet nga “Big Brother VIP”

Këngëtarja kosovare, Filloreta Raçi e njohur si “Fifi”, është larguar përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Të martën mbrëma, gjatë spektaklit live në Top Channel, këngëtarja pati një debat me opinionisten Balina Bodinaku dhe humbi ndjenjat. Më pas Fifi pati një shpërthim të gjatë, por u qetësua nga produksioni dhe vendosi të qëndrojë në shtëpi. Megjithatë, duket se stresi i përjetuar brenda shtëpisë e ka bërë të pamundur qëndrimin e saj, ndaj edhe është larguar nga programi. 

"Dua t'ju informoj se unë duhet të lë sot shtëpinë. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë dhe për këtë duhet të merrem pak me veten. Duhet të kujdesem për veten dhe nuk mund të vazhdoj më. Nuk po marr dot frymë këtu brenda", tha ajo. 

Fifi ka qenë në nominim për ditën e nesërme, por zgjodhi të mos presë vendimin e publikut duke u larguar. 

Të gjithë banorët e pritën keq këtë lajm, teksa filluan ta ndihmonin në grumbullimin e rrobave.

"Jam banore shumë e fortë, ta dini se po jua bëj lojën më të lehtë meqe po iki", i'u drejtua këngëtarja konkurentëve të tjerë.