TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rikthehen reshjet e dëborës në Dardhë.
Në segmentin rrugor të Dardhës nga km i 9 deri tek i 11 ka patur reshje më të dendura.
Duke marrë shkas nga situata në fjalë, është dashur të ndërhyhet edhe nga mjetet borëpastruese, të cilat kanë bërë të mundur pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për të eliminuar ngricat.
Reshjet kanë filluar prej mëngjesit të sotëm me intesitet të ulët ndërsa në disa vende janë shoqëruar edhe me erë të fortë. Trashësia e borës varion nga 3 deri në 5 cm.