TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP pas 50 ditësh izolimi.
Ajo u tregoi banorëve se ka nevojë të punojë më shumë me veten dhe se kjo është arsyeja e largimit të saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Pas daljes nga shtëpia ajo është mirëpritur nga shoqëria e saj e ngushtë, të cilët e kanë vizituar menjëherë dhe kanë publikuar imazhe të ndryshme me të në rrjetet sociale.
Balerini Gracioni Tagani ka publikuar pamje të Fifit, ku këngëtarja e famshme shihej e lumtur në apartamentin e saj, teksa hidhej nga gëzimi, pamje kjo shumë ndryshe nga çfarë pamë brenda shtëpisë së njohur.