LIFESTYLE, 25 Nëntor 2021, 09:11

Big Brother VIP/ Einxhel shpërthen në lot: Boll më u lodha, më luftoni gjithë kohës

Big Brother VIP/ Einxhel shpërthen në lot: Boll më u lodha,

Shtëpia e Big Brother Vip tregon jo vetëm anët e bukura por dhe ato të hidhura ku banorët nuk ndihen në formën e tyre më të mirë.

Duket se këtë radhe ka qenë Einxhel Shkira jo që ka përjetuar një shpërthim emocional dhe duket se presioni i lojës dhe izolimi kanë bërë të vetën. Einxhel ajo e cila ka shpërthyer në lot duke treguar se shkak është bërë presioni i madh i lojës.

Ajo ka thënë se ndihet e lodhur dhe se janë pikërisht ata pesë banorë që gjithë kohës e sulmojnë. Einxhel tha se nuk duhet të shërbejë si pikësynim sulmi vetëm se pse ka një karakter të fortë.

“Boll më, jam e lodhur nga pesë njerëz që i kam gjithnjë mbi kokë. Nuk mundem më, çdo gjë që them do të kem një reagim. Fakti që po tregohem e fortë nuk do të thotë që duhet të më luftoni gjithë kohës”,- tha ajo.

Ka qenë Sarah e cila është përpjekur ta qetësojë Einxhel dhe ta këshillojë që lojën ta marrë më me sportivitet.