TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aurela Gaçe ka ndarë së fundmi një video në profilin e saj në Instagram ku shihet duke hekurosur rroba.
Këngëtarja e mirënjohur shprehet për ndjekësit se kur është në shtëpi nuk e konsideron veten VIP por mama e dy vajzave, të cilat kanë nevojë për përkujdesin dhe praninë e saj.
Postimi i plotë:
Mbemë,më qortoi një mik artist,
më tha,- Ti poston vetëm punën tënde, skenën, koncerte, këngë,projekte, edhe stërvitjen.
Pse nuk i poston -tha- udhëtimet, darkat, qejfin që bën?
U mendova, edhe thashë,po që ka të drejtë.
Unë duhet te tregoj që përtej skenës,jam njeri, jam mam, jam grua, etj eth si këto .
Mbas lodhjes së mbrëmshme në skenë( uh prapë skena ) , rashë në gjumë në mëngjes….fjeta, tani po hekuros .
View this post on Instagram
Shiko, e kuptoj që ju mendoni se kur ke mundesitë ,punëson njerëz të ndihmojnë me këto gjëra pa kuptim , e kuptoj që keni një mendim ndryshe për “vipat” por, unë nuk e konsideroj veten të tille.
Në shtëpi unë jam vajza e Bules edhe Agimit, j mami i dy vajzave, e në shumë raste unë dua që vajzat e mija t’a shohin mamin e tyre duke i bere gjerat vete….
Nesër, kur të rriten, dua tê kenë imazhin që kam unë me prinderit e mi.
Kaq kisha për sot.
Jo ,prit, në mbremje sigurisht jam në skenë( se rrobat i hekurosa )
Shihemi sot, në vendin ku lundroj e lirë, në skenë
Sot e shtunë, agthemusicalshow
Në venue_club
Ps. Prape do të më qortojë ai mikut,nuk është postim “lluks”.