TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Folësja e lajmeve Senada Jaho rrëfeu se ka lënë Shqipërinë për të krijuar një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aty ajo është bërë edhe nënë.
“Bëra lindje çezariane e vendosur nga unë, nuk doja të riskoja sepse Khan ishte një beb i madh. Ishte 4 kile i gjysmë, i gjatë 64 centimetra. Por gjithçka shkoi shumë mirë", tha ajo për ABC News.
Si një person shumë i rezervuar, Jaho tha se arsyeja pse nuk shpërndau foto nga shtatzania në rrjete sociale ishte sepse donte “ta shijoja vetë, madje dhe familjes sime i kam thënë shumë vonë, në muajin e 5-të të shtatzënisë”.
Senada rrëfeu se ditën e lindjes së Khan nuk e ndau me askënd, dhe shkoi e vetme me bashkëshortin në maternitet, e lajmin e zbuloi kohë më vonë.
Emrin Khan e ka zgjedhur si pasojë e dashurisë së madhe për historinë dhe se “khan” është një titull i lartë në Azi.
Por a do të ketë një rikthim të Senada Jahos në Shqipëri?
“Patjetër që do të ketë një rikthim në Shqipëri e në punën time.
Unë e adhuroj atë profesion. por çdo njeri ka nevojë për një pauzë në jetë.
Ky ishte momenti më i bukur ku unë mund të merrja një pauzë”, tha spikerja e njohur, të cilën për vite me radhë e kemi parë tek News 24.