TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në kongresin e Partisë Komuniste në Kinë shërbehet çaj. Por ajo që ra në sy dhe që tashmë është bërë virale në rrjetet sociale është lëvizjet e koordinuara të kamerierëve, që i ngjajnë një “koreografie”.
Xi Jinping do të rinovojë mandatin e tij, duke pretenduar udhëheqjen më të gjatë që nga koha e Mao.
Presidenti kinez Xi Jinping pritet të sigurojë një mandat të tretë pesëvjeçar si sekretar i përgjithshëm i partisë në pushtet.
Një ditë pas përfundimit të tij, më 23 tetor, do të zbardhet përbërja e Komisionit të ri të Përhershëm të Byrosë Politike.
Në total, rreth 2,300 delegatë do të takohen me dyer të mbyllura pas ceremonisë së hapjes së konferencës në Sallën e Madhe të Popullit në anën perëndimore të sheshit Tiananmen në qendër të Pekinit.
Xi Jinping, 69 vjeç, do të bëjë një pasqyrë të pesë viteve të fundit dhe do të përcaktojë udhërrëfyesin e tij për pesë vitet e ardhshme në një fjalim televiziv.
At China’s Party Congress, even the serving of tea is a choreographed spectacle pic.twitter.com/KGVpwwryo1
— Ananth Krishnan (@ananthkrishnan) October 16, 2022