TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Genti Pjetri i njohur si "Doktori" i "Fiks Fare" i ftuar në emisionin “Të Harruarit” në Syri Tv, ka rrëfyer momentin kur u shkëput nga emisioni Fiks Fare.
I prekur, teksa e kujton, 'Doktori' shprehet se ishte alkooli shkaku kryesor që e hoqën nga ekrani, ndërsa thashethemet dhe ironitë brenda Top Channel e kishin përkeqësuar edhe më tepër gjendjen e tij.
Gent Pjetri drejton gishtin ndaj dikujt, por pa i përmendur emrin.
Pas atij momenti të dhimbshëm për të, për të kaluar mërzinë, 'Doktori' thotë se e teproi edhe më shumë me alkoolin.
Kur e hoqën nga ekrani, ai kaloi në ishemi cerebrale.
“Nuk është se u shkëputa nga Fiks Fare, por unë u bëra armiku i vetes sepse më pëlqente ta pija një gotë raki, por jo ta teproja. Por ja që kur shkoja në punë gjeja një shprehje që thoshin ... dhe aty e tejkalova sepse nuk e duroja më atë lloj shprehje. Nuk ja vlen të flas shumë sepse personi që e ka bërë atë muhabet e di shumë mirë atë muhabet dhe ai e di. Kur ta shohin le të flasin.
E dua shumë.. E për të mos luajtur mëndësh e mos të kaloja në depresion detyrohesha të pija pak më shumë seç duhet.
Kjo nuk është zgjidhje, nuk është e drejtë, por kam heq e kam vuajtur, si shumë të tjerë. Ama di të them vetëm diçka... në qoftëse do të dënosh një aktor, hiqe nga skena. Në momentin që mua më hoqën nga ekrani unë kalova në ishemi cerebrale”, rrëfen Pjetri.