LIFESTYLE, 18 Tetor 2022, 22:30

Yuri Kim: Më pëlqen të pi raki me miqtë në Shqipëri

Yuri Kim: Më pëlqen të pi raki me miqtë në

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka ndarë më ndjekësit e saj në Twitter aktivitetet që pëlqen të bëjë më së shumti në vendin tonë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ajo shkruan se i pëlqen shumë folklori shqiptar me këngët dhe vallet popullore dhe se i pëlqen akoma edhe më shumë të konsumoje raki apo kafe me miqtë e saj kudo që ajo shkon në Shqipëri.

"Më lejoni të konfirmoj 'lajmin' : Unë me të vërtetë i dua këngët dhe kërcimet popullore shqiptare, më pëlqen të ndaj një raki ose kafe me miqtë kudo që shkoj, dhe e dua Shkodrën dhe shumë vende të tjera në këtë tokë të bukur të shqiponjave", shkruan Kim.

Në këtë mënyrë Kim i është përgjigjur lajmeve që qarkulluan dy ditë më parë për të në Shkodër, ku u filmua duke bërë shopping në dyqanet e Shkodrës dhe duke pirë raki dhe verë në një tryezë në Shkodër.