LIFESTYLE, 18 Tetor 2022, 10:09

Anëtarët e grupit “BTS” tërhiqen përkohësisht nga muzika, djemtë do të kryejnë shërbimin ushtarak

Anëtarët e grupit “BTS” tërhiqen

Grupi më i madh i djemve në botë, ‘BTS’, do të tërhiqen për disa kohë nga karriera e tyre muzikore për t’iu bashkuar ushtrisë së Koresë së Jugut për shërbimin kombëtar.

Lajmi u konfirmua nga menaxherët e djemve, duke i dhënë fund kështu debatit nëse yjet e K-pop mund të përjashtoheshin nga detyrat ushtarake.

Në Korenë e Jugut, të gjithë burrat e aftë për punë të moshës 18-28 vjeç duhet të kryejnë detyrat e tye ushtarake rreth dy vjet.

Shtatë anëtarët e BTS ishin lejuar të shtynin fillimin e shërbimit të tyre ushtarak derisa të mbushnin 30 vjeç. Më i madhi, Jin, aktualisht është 29 vjeç.

Ai do të fillojë përgatitjet muajin e ardhshëm, zbuloi menaxhmenti i grupit të hënën. Të shtatë anëtarët e grupit – më i riu prej të cilëve është 24 – planifikojnë gjithashtu të vazhdojnë me shërbimin e tyre, tha ai.

Koreja e Jugut ruan shërbimin e detyrueshëm ushtarak kryesisht sepse vendi është ende teknikisht në luftë me fqinjin e tij, Korenë e Veriut.

Njoftimi nga BTS vjen vetëm disa muaj pasi grupi njoftoi se do të bënte një pushim në muzikë.

Grupi K-pop kanë qenë artistët më të dëgjuar në botë për dy vitet e fundit – të njohur për hite të mëdha si Dynamite dhe Butter. Ata gjithashtu janë vlerësuar për mbrojtjen e tyre për shëndetin mendor të të rinjve.

Shikuar nga shumë koreano-jugorë si thesare kombëtare – disa ligjvënës kishin sugjeruar që grupit mund t’i jepej një përjashtim në mënyrë që ata të mund të vazhdonin të performonin. Përjashtime të tilla u janë dhënë medalistëve olimpikë dhe yjeve të tjerë të sportit me arritje të larta, muzikantëve klasikë dhe kërcimtarëve.

Megjithatë, deklarata nga menaxherët e grupit të hënën tha se muzikantët ishin të kënaqur me kryerjen e detyrave të tyre.  Njoftimi sugjeron që grupi ndoshta nuk do të ribashkohej për të paktën disa vjet.

“Si kompania dhe anëtarët e BTS mezi presin të mblidhen përsëri si grup rreth vitit 2025 pas angazhimit të tyre të shërbimit,” tha kompania e tyre e menaxhimit në një deklaratë.