TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është ndarë nga jeta dizajneri Italian, Davide Renne. Ai ishte 46 vjeç.
Të premten, Massimo Ferretti, kryetari i kompanisë mëmë të Moschino-s, Aeffe, publikoi një deklaratë në Instagramin e markës duke njoftuar lajmin për vdekjen e Renne, lajm që vjen vetëm nëntë ditë pasi ai mori zyrtarisht rolin si drejtori i ri kreativ i Moschino-s.
Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që po përjetojmë në këtë kohë dramatike. Davide na u bashkua vetëm pak ditë më parë, kur një sëmundje e papritur e mori shumë shpejt prej nesh. Ende nuk mund ta besojmë atë që ndodhi,” shkroi Ferretti. “Me Davide-n, ne po punonim për një projekt ambicioz, në një atmosferë entuziazmi dhe optimizmi për të ardhmen. Edhe pse ai ishte me ne vetëm për një kohë shumë të shkurtër, Davide mundi të bëhej menjëherë i dashur dhe i respektuar. Sot na ka mbetur përgjegjësia për të vazhduar atë që imagjinata dhe krijimtaria e tij vetëm kishin parashikuar. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen dhe miqtë e tij".
Më 1 nëntor Renne mori pozicionin e tij të ri, duke pasuar Jeremy Scott i cili ishte në krye të Moschino-s për një dekadë.
Renne ka qenë më parë kreu i veshjeve të grave në Gucci dhe ka punuar ngushtë me ish-drejtorin kreativ të shtëpisë, Alessandro Michele, sipas The New York Times. Sfilata e tij debutuese në Moschino do të vinte në shkurt gjatë Javës së Modës në Milano.