TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar urimin më të bukur që ka marrë për ditëlindje.
Përmes një videoje të publikuar në faqen e tij në Facebook, Berisha tregon se urimin më të bukur e ka marrë nga dy motra të vogla, Solei dhe Etuale, të cilat sipas tij siç kanë emrin janë edhe vetë.
“Miq ju falenderoj për qindra e mijëra urimet që mora për ditëlindje!
Zgjodha për të postuar si më të bukurin e tyre, urimin e motrave bukuroshe Solei dhe Etuale, të cilat siç kanë emrat janë edhe vetë!”, ka shkruar Berisha.
@prof.dr.saliberisha Miq ju falenderoj për qindra e mijëra urimet që mora për ditëlindje! Zgjodha për të postuar si më të bukurin e tyre, urimin e motrave bukuroshe Solei dhe Etuale, të cilat siç kanë emrat janë edhe vetë! #sb #saliberisha #TikTok #Albania ♬ original sound - Sali Berisha
Kujtojmë se Berisha festoi ditën e djeshme 78-vjetorin e lindjes, ku nuk munguan urimet nga miqtë dhe dashamirësit.