TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtarja Billie Eilish ka bërë të ditur se ka shikuar pornografi që në moshën 11-vjeçare. Këtë ajo e ka përshkruar si një eksperiencë që i ka shkatërruar trurin dhe ka bërë që të reflektojë.
Duke folur në ‘SiriusXM’, 19-vjeçarja u shpreh se ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj adoleshente në sytë e publikut.
Ajo i tha intervistuesit Hoëard Stern se tani mendon se pornografia “është një turp” pasi ka parë përmbajtje që ajo e përshkroi si “të dhunshme” dhe “abuzive” ndërsa rritej.
Eilish kritikoi veçanërisht mënyrën se si pornografia mund të përshkruajë trupat e grave dhe përvojat seksuale.
“Nuk e kuptova pse kjo ishte një gjë e keqe – mendova se ishte mënyra se si mësove se si të bësh seks,” tha Eilish.