TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një situatë mjaft e pakëndshme ndodhi mbrëmjen e djeshme në Big Brother Vip, kur Fifit i ra të fikët gjatë spektaklit.
Ajo u ndje keq pas një debati me opinionisten Balina Bodinaku dhe papritur u rrëzua në tokë. Balina i tha Fifit të mos ndërhyjë mes Sarës dhe Pajtimit dhe se gjithë këtë po e bën për vëmendje.
Fifi reagoi ashpër ndaj këtyre fjalëve dhe kërkoi të largohej menjëherë nga shtëpia, kur në atë moment i ra të fikët.
Lidhur me atë që ndodhi ka reaguar edhe motra e Fifit, Edona, e cila shkruan në një postim në Instastory se këngëtarja është njeriu më i drejtë dhe me zemrën më të madhe dhe se sinqeriteti i saj po keqpërdoret.
“Është e vërtetë se nuk të duhet fitorja e Big Brother përpara shëndetit tënd, po është diçka që do e kalosh. Ke kaluar shumë sfida më të rënda dhe jam e bindur se do e përballosh këtë”, shkruan ajo ndër të tjera.
Ndërkohë, Fifi u shfaq më e qetë pasi foli në dhomën e rrëfimit me Arbanën dhe vendosi të mos largohet nga shtëpia, por të vazhdojë lojën e të përballojë rrugëtimin.