TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrëmjen e djeshme Donaldi pranoi se ka ndjenja për Beatrix Ramosajn, duke lënë në të shkuarën historinë me Bora Zemanin.
Semi, e cila ndodhej në studio, u zhgënjye nga aktori dhe kërkoi të fliste me të. Mirëpo kjo nuk ishte e mundur, prandaj shtoi e prekur: Jetë të lumtur, por dua të më kthejë Xhimin (kukulla që Donaldi mbajti kur ajo u largua nga Big Brother).
Më tej teksa opinionistët po e komentonin raportin e Donaldit me Beatrixin si diçka të nxituar dhe zhgënjyese, Semi u largua nga studio pa thënë asnjë fjalë.
Kujtojmë se pak javë më parë aktori deklaroi se vazhdonte të ishte i dashuruar me moderatoren Bora Zemani, e cila është shoqja e ngushtë e Semit, prandaj raporti me Beatrixin i ka habitur të gjithë.






Minuta: 02.39