LIFESTYLE, 30 Nëntor 2021, 16:37

Ka "rrëmbyer" dhe vëmendjen e Ramës, kënga e re e Fifi-t thyen rekord brenda pak orësh

Ka "rrëmbyer" dhe vëmendjen e Ramës, kënga e re e

“Diell” është kënga më e re e këngëtares shumë të dashur të publikun, Fifi-t, të cilën e realizoi gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Projekti mori një vëmendje të madhe ditën e sotme pasi kryeministri Rama ndau një video në rrjete sociale, me në sfond këngën e saj.

Kënga është pritur shumë mirë nga publiku dhe brenda 24 orësh ka gjeneruar 1 milion klikime. Ndërsa deri më tani numëron rreth 2 milionë klikime. Ndërkohë, kujtojmë që këngëtarja reagoi pasi kreu i qeverisë ndau këngën e saj në rrjete sociale. “Pa fjalë”, shkroi ajo duke lënë të kuptohet se është shumë e entuziazmuar.