TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kohët e fundit në shtëpinë e Big Brother Vip është krijuar një afrimitet mes aktorit Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj. Pikërisht kjo ka qenë temë e diskutimeve gjatë emisionit mbrëmjen e sotme mes ish-konkurrentëve të cilët, disa e kanë mbështetur e disa e kanë kritikuar.
Ish-konkurrenti Kledi Hysaj u shpreh se kjo është një lojë që po bën Beatrix, pasi më parë ka qenë ajo që e ka mbështetur dashurinë mes Borës dhe Donaldit kur ka qenë jashtë shtëpisë. Sipas tij, Beatrix po futet në mes të marrëdhënies së tyre.
Kledi: Beatrixa e ka dit shumë mirë dhe ka qenë ajo që ka bërtitur për puthjen e tyre. Meqë është bërtitur kaq shumë sa komshinjtë e Beatrixës kanë dëgjuar për të. Donaldi ka hyrë vetëm, nëse është lojë çfarë do të bëjë Beatrixi. Ajo ka qenë ajo që ka mbështetur dashurinë e të dyve dhe po bën disa hape që nuk e kuptoj.
Aktori Igli Zarka duket se e ka mbështetur këtë afrimitet mes tyre duke u shprehur:
“Sapo pash dy personazhe që u merrej fryma kur flisnin për njëri tjetrin, le ti lëmë të dashurohen”.
Ndërsa Paloma shprehet se Beatrix nuk po bën lojë, ndërkohë që sipas saj, Donaldi i detyrohet një shpjegim Borës.
Paloma: Beatrix nuk po bën lojë, do dashuri, nuk e ka menduar se do ti ndodhë kjo gjë. Mendoj që Donaldi i detyrohet një shpjegim absolut Borës, sepse kemi përjetuar momente romantike që na emocionoi të gjithëve dhe ishte një puthje pajtimi. Kujtoi përvjetorin e lidhjes së tyre. Ajo që bëri Bora ishte një guxim i madhe dhe i takon një shpjegim i madh nga ana e Donaldit. I ka rrëshqitur situata nga dora, nuk e ka menduar dy herë por mendoj që përjashta e pret një zemër tjetër
Mikesha e Donaldit, Semi Jaupaj e sheh më “ftohtë” këtë afrimitet. Sipas saj, nuk ka një dashuri mes Donaldit dhe Beatrixit, por sërish ka rezerva lidhur me këtë rast.
Semi: Unë e shoh një lojë. Pse? Ose është kjo është lojë, ose ajo kur Bora shkoi në shtëpi. Mendoj që hyrja e Antonelës dhe Meridianit ka ndikuar sepse hynë me informacione të rreme dhe duke i dhënë sinjale që Bora nuk po e pret, nuk po e mbështet dhe po vazhdon lojën. Pas debatit tim, Donaldi ka folur me PM, ai tha se është xheloz i sëmurë. Ka dashur një sinjal nga Bora duke qenë se i ka dhënë varëse. Di që Bora ka dashur t’i sjellë dicka. Pas të gjithë gjërave, Donaldi nuk mori asnjë sinjal mbrapsht. Ose takimi me Borën ishte lojë, ose kjo.
Donaldi është i inatosur. E di si është Donaldi i dashuruar dhe nuk shoh një dashuri në këtë rast, do doja që të qartësohej dhe qetësohej. Dëgjova që tha s’kam dasht të vejë Semin në siklet dhe do ndihesha keq nëse ka këtë mendim. Nëse po fshihesh nga Semi kur ke një popull të tërë që po të shikon dhe një Borë që po pret për ty jashtë. Ka njerëz më të rëndësishëm se unë aty jashtë. S’ka pse të ndikojë Semi këtu, Semi është shoqja e Borës. S’do e hedh asnjë moment poshtë këtë njeriun sepse ka qenë shumë afër për mua, por ky qëndrim s’dua të them asnjë fjalë tani!