LIFESTYLE, 1 Dhjetor 2021, 10:49

Bëri gjashtë vite burg për grabitje banke, sot reperi mban koncert bamirësie në Kukës

Bëri gjashtë vite burg për grabitje banke, sot reperi mban

Baba Lleshi është një nga reperët më të rinj dhe më të përfolur të momentit në Shqipëri.

Ai ka pasur një jetë shumë intensive si në filma.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Baba Lleshi ka treguar historinë e jetës, ku nga grabitës i një banke në Itali është bërë rrepist.

Madje, ai ka zbuluar se është duke shkruar edhe një libër.

Sakaq, së bashku me këngëtarin e muzikës popullore Mirgen Zela, do të organizojnë një koncert bamirësie në Kukës, ku lekët do të shkojnë për bamirësi.

“Unë kam bo ca burg, 6 vjet e gjysmë. Normal si të gjithë djemtë në moshë të re gabojnë dhe ishte një moshë ku pak a shumë logjika nuk është maksimum me moshën.

Patëm bërë një grabitje në bankë në Itali. Nuk ndihem keq kur ma përmendin se kam bërë diçka për shkak të nevojave, nuk e kam bërë për pasion ose për qejf.

Nuk kam dëmtuar njëri. Tashmë kam kryer dënimin, merrem me muzikë dhe po shkruaj edhe një libër”, rrëfeu Baba Lleshi.