LIFESTYLE, 30 Nëntor 2021, 19:15

Piktura e Ismail Qemalit del sot në ankand, të ardhurat do të shkojnë për bamirësi/ Donaldi nuk i mban lotët: Është hera e parë që…

Piktura e Ismail Qemalit del sot në ankand, të ardhurat do të

“Big Brother VIP” ka vendosur që gjatë spektaklit të sotëm piktura e Ismail Qemalit, me autor Donaldin, të dalë në ankand. 

Kujtojmë që në pikturë kanë vendosur firmat banorët dhe pritet që të ardhurat e përfituara prej saj të shkojnë për bamirësi.

Ky vendim ka përlotur Donaldin, i cili u shpreh: “Kjo është piktura e parë që do të shes, nuk kam shitur asnjë pikturë më përpara”.

Banorët u prezantuan me tre kauza të rëndësishme dhe do të duhet të zgjidhnin njërën prej tyre.

Ata do të duhet që të ardhurat e grumbulluara t’i kontribojnë për terapinë e disa fëmijëve që vuajne nga spektri autik, për festimin e ditëlindjes së disa prej fëmijëve që nuk kanë mundur kurrë ta shijojnë këtë festë ose për shkollimin e Pranverës (vajzës e cila rrit e vetme 4 motra/vëllezër).