LIFESTYLE, 30 Nëntor 2021, 23:19

“Nuk dua të mërzitesh, rri gjithmonë i buzëqeshur”/ Nuk kanë fund surprizat për Donald Veshajt, pas audios prekëse nga i vëllai, aktori mes lotësh takon prindërit

“Nuk dua të mërzitesh, rri gjithmonë i

Dy surpriza njëra pas tjetrës kanë bërë që aktori Donald Veshaj të shpërthejë në lot gjatë mbrëmjes së sotme. Fillimisht, vëllai binjak i Donaldit, Romeo kishte përgatitur një audio mesazh për të e cila u transmetua live.

Disa fjalë shumë të ndjera u thanë nga ai, gjë që shkaktuan lot jo vetëm tek Donaldi por tek të gjithë banorët e tjerë.

‘’Demi i vëllait, e di që nuk isha dakort që t’i të futeshe në ‘’BBV’’ por sot e kam kuptuar se kam qenë gabim. Kam kuptuar se unë thjesht nuk doja që të jetoja dot pa ty. Sot jam i lumtur që sot prezantohem si vëllai i Donaldit dhe jo vetëm si Romeo. Dua shumë të të përqafoj, të shoh nga ekrani dhe të kam kaq pranë dhe nuk të prek dot’. Nëse nuk do të më mërzisësh thjesht rri gjithnjë i buzëqeshur’,- tha ndër të tjera ai.

Më pas, Donaldi ka treguar në dhomën e rrëfimit, marrëdhënien që ka me vëllain e tij.

“Mu duk sikur më ndaloi zemra. Ai është më i vogël se unë se ka lindur 5 minuta më vonë por për mua është si vëlla i madh. Gjithçka e kemi bërë bashkë në jetë. Jemi përballur bashkë me çdo gjë në jetë. Këtu e kam pasur të vështirë se nuk jam mësuar vetëm dhe më ka marrë shumë malli. Nuk e imagjinoj dot sa më ka marrë malli. Ka momente që e humbas këtu brenda, mendoj se po veproj gabim, se nuk po bëj veprimin e duhur. Dua të bëj krenar atë dhe familjen time. Unë se di deri ku kanë arritur përmasat e këtij shoë por realisht më bëhet shumë qejfi, mezi po pres ta takoj. Mezi po pres” – tha Donaldi.

Por surpriza nuk u ndal këtu. Pasi la dhomën e rrëfimit, brenda shtëpisë u futën dhe prindërit e Donaldit, Kastrioti dhe Emanuela. Nga ky takim Donaldi nuk i mbajti dot as lotët teksa pyeste i përmalluar prindërit nëse janë mirë apo jo.

‘’Jemi mirë dhe vazhdo lojën tënde i qetë. Mos dëgjo askënd’’,- i thanë ata.