LIFESTYLE, 10 Qershor 2023, 19:55

Politikanët, biznesmenët apo artistët? Detektivja zbulon cilët janë ata që tradhtojnë më shumë: Mbajnë lidhje paralele  

Politikanët, biznesmenët apo artistët? Detektivja zbulon

Detektivja Shkënda Lili, teksa fliste për veçantitë dhe rreziqet që e shoqërojnë në zhvillimin e këtij profesioni, u shpreh se po t’i ndajmë tradhtitë sipas profesioneve, politikanët dhe biznesmenët janë ata që mbajnë vendet e para.

“Më shumë tradhtojnë të pasurit. Më shumë janë politikanët dhe biznesmenët, artistët nuk po i fus këtu. Në Shqipëri mbajnë dy lidhje njëkohësisht, edhe familjen, edhe lidhjen me të dashurën”, tha ajo.