TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të shumta janë vajzat e reja, por jo vetëm, që çdo ditë e më shumë dëshirojnë të bëjnë ndërhyrje estetike në fytyrën dhe trupin e tyre. Të joshura nga çmimet më të lira, shpesh ato zgjedhin t’i marrin këto shërbime në parukeri apo ambiente të palicensuara. Për këtë mjekët demratolog ngrenë me shqetësim se shpesh këto subjekte përdorin edhe produkte të paregjistruara.
“Tregu i estetikës ka dalë nga shinat. Lazeri apo injeksioni janë procedura mjekësore ndaj duhet të kryhen nga një mjek. Çdo qendër estetike duhet të ketë nj mjek të licensuar për këto shërbime . Ndërsa nuk dihet çfarë produktesh fusin në trup”, tha mjekja Brunilda Bardhi, për Euroneës”.
Në dyert e mjekëve dermatologë shpesh paraqiten vajza që kërkojnë ndihmë pasi kanë përjetuar dëmtime në fytyrë. Monika Fida mjeke dermatologe deklaroi: Ne kemi plot raste që vijnë për të riparuar dëmtimet që kanë pësuar. Mjekësia estetike duhet ofruar vetëm nga profesionistë.