LIFESTYLE, 2 Qershor 2023, 17:50

Baba në moshën 83-vjeçare, Al Pacino habit me veprimin, kërkon test ADN-je

Baba në moshën 83-vjeçare, Al Pacino habit me veprimin,

Lajmi mbi shtatzëninë e partneres së Al Pacinos, aktorit 83-vjeçar, ka çuditur rrjetin. Por aktori legjendar duket se ka mbetur dhe vetë aq i befasuar nga fakti qe e dashura e tij 54 vjet më e re, Noor Alfallah, kishte mbetur shtatzënë sa i ka kërkuar asaj t`i nënshtrohej një testi atësie te fetusit.

Sipas një burimi të Page Six pranë çiftit, 83-vjeçari nuk besonte se fëmija ishte i tij për shkak të një problemi mjekësor që zakonisht shkakton infertilitet. Alfallah, e cila është në muajin e tetë të shtatzënisë, pranoi ta bënte testin i cili dëshmoi se babai i fëmijës është vërtet ylli hollivudian. Burimi shton se Pacino ishte tronditur kur ka marrë vesh se e dashura e tij 29 vjeçare ishte shtatzënë.

Ylli i filmit “Scarface” deri para dy muajsh nuk e kishte idenë se do të kishte një fëmijë të katërt. Ai është sakaq baba i një vajze, Julie (33 vjeçare) me Jan Tarrant, ndërsa gjatë lidhjes me Beverly D’Angelo,  erdhën në jetë  binjakët Anton dhe Olivia, të cilët janë 22-vjeçarë.