LIFESTYLE, 10 Qershor 2023, 19:28

Po xhironin pjesë nga filmi “Gladiator 2”, plagosen 6 persona pas një shpërthimi

Po xhironin pjesë nga filmi “Gladiator 2”, plagosen 6 persona

Panik në sheshxhirimin e filmit “Gladiator 2”, pas një shpërthimi zjarri që të lënduar 6 anëtarë të ekipit që po punonin.

Yjet, duke përfshirë aktorin e “Normal People”, Paul Mescal dhe fituesin e “Oscar”, Denzel Washington, dyshohet se ishin rreth e rrotull kur ndodhi incidenti në shkretëtirën e Saharasë në Marok, sipas Mirror.

“Ishte e tmerrshme, një top i madh zjarri fluturoi lart dhe kapi disa anëtarë të ekuipazhit në rrugën e tij”, tha një burim.

“Të gjithë të përfshirët, nga personat më të thjeshtë e deri te emrat e yjeve, janë tronditur nga kjo”, vazhdoi burimi.

Krahas Mescalit dhe Washingtonit, ylli i “The Last of Us”, Pedro Pascal dhe aktori irlandez Barry Keoghan, i cili u nominua për “Oscar” për aktorin më të mirë në rol dytësor këtë vit do të shfaqen gjithashtu në filmin e shumëpritur.

Para incidentit në xhirime, “Gladiator 2” ishte planifikuar të dilte në kinema në nëntor të këtij viti.

Russell Crowe fitoi një “Oscar” për aktorin më të mirë për portretizimin e Maximus Decimus Meridius në “Gladiator” në vitin 2000.

Duke folur në një podcast në janar, Crowe shpjegoi se nuk do të shfaqej në vazhdimin e Gladiatorit, por ndau pak informacion rreth kësaj.

“Pra, ai fëmijë i ri është rritur dhe tani është perandori. Nuk e di se çfarë ndodh tjetër në atë moment, kështu që kjo është ideja. Pra, nuk është një ribërje. Dhe nuk është një vazhdim i drejtpërdrejtë”, tha aktori më parë.