LIFESTYLE, 2 Qershor 2023, 18:26

Nuk ka qetësi për Luizin, Kejvina trazon sërish marrëdhënien me të, ja çfarë ka bërë tani

Nuk ka qetësi për Luizin, Kejvina trazon sërish

Nuk po gjen qetësi raporti mes Kejvina Kthellës dhe Luiz Ejllit. Edhe pse u duk sikur raporti i tyre u përmirësua, së fundmi prapë “rrugët e tyre janë ndarë”.

Mes tyre ka ndodhur diçka pasi modelja nuk e ndjek më fituesin e BBVA në Instagram, edhe pse ai ende e ka follow. Kaq ka mjaftuar që të ngrihen pikëpyetje mbi raportin e tyre.

Pak javë më parë Luizi foli për Kejvinën në një intervistë ku tha: Që kur kam dalë prej ‘Big Brother’ nuk kam folur me asnjërin prej tyre. Më ka shkruar edhe Kejvina. Unë e kam thënë, në momentin që unë fik dritat dhe mbyll derën e asaj shtëpie, kam lanë çdo gjë aty. Nëse doni të më vlerësoni për Luizin që jam jashtë, ja ku më keni.