LIFESTYLE, 2 Qershor 2023, 20:08

Jo vetëm futbollistët, tani Wanda Nara bën “lëmsh” fqinjët... por rrezikon të dënohet pas veprimit të “nxehtë” në ashensor

Jo vetëm futbollistët, tani Wanda Nara bën

Nuk është hera e parë që Wanda Nara merr vëmendjen e të gjitha mediave. Këtë herë bukuroshja duket se është futur në telashe në Argjentinë dhe arsyeja janë bërë disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale.

Ajo është shfaqur në një ashensor publik me veshje tejet provokuese, ndërkohë që qiramarrësit e tjerë të rezidencës kanë bërë ankesa, duke bërë që biznemenia të rrezikojë edhe dëbimin.

Megjithatë, ajo nuk duket e shqetësuar pasi në postimin e saj të ri me një foto nga ashensori ajo ka shkruar: “Unë marr gjithmonë atë që dua”!