LIFESTYLE, 29 Mars 2024, 17:36

Po bënte prova për të dalë në spektaklin televiziv, shembet në tokë këngëtari i njohur, pëson arrest kardiak

Po bënte prova për të dalë në spektaklin televiziv,

Këngëtari i njohur grek Dimitris Kokotas ka pësuar arrest kardiak, ndërsa ndodhej në spektaklin e njohur muzikor të televizionit “Alpha”.

Siç raportojnë mediat greke, ai ishte duke bërë provat e fundit para se të dilte në skenë, kur nuk u ndje mirë, dhe u shemb në tokë. Menjëherë më pas ai është transportuar në spitalin e Athinës, ku mjekët kanë konstatuar se ka pësuar arrest kardiak.

Ai ndodhet në reanimacion, ndërsa gjendja e tij paraqitet stabël, por ende nuk është jashtë rrezikut për jetën. 55-vjeçari është një ndër këngëtarët e njohur dhe shumë të dashur për publikun grek.