LIFESTYLE, 26 Mars 2024, 19:53

Princ Leka feston ditëlindjen me vajzën: I bekuar me dashurinë e shpirtit të saj

Princ Leka feston ditëlindjen me vajzën: I bekuar me dashurinë e

Në ditëlindjen e tij të 42-të, Princ Leka ka ndarë një video në llogarinë e tij, në Instagram, ndërsa fryn qirinjtë më vajzën e tij, princeshën Geraldinë. “I bekuar me dashurinë dhe harenë e shpirtit të saj në ditëlindjen time”,- shkruan Princi Leka krahas videos së ndarë në rrjetet sociale, ku shihet teksa feston me vajzën.

Kjo ditëlindje Princ Lekën e ka gjetur jo vetëm të ndarë nga familja, por edhe në procese gjyqësore. Princi dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në polici, pasi të dyja palët janë përplasur më datë 5 mars, kur Leka ka shkuar për të takuar vajzën e mitur në shtëpinë ku jetojnë aktualisht Elia dhe vajza e tyre.

Pas përplasjes fizike, Leka ka denoncuar edhe babanë e Elias, Gjergj Zaharia, me pretendimin se është fyer dhe dhunuar fizikisht nga ish-vjehrri. Sipas urdhrit të gjykatës, Princi Leka mund ta takojë vajzën e vogël 3-vjeçare vetëm në prani të dados. Ndërkohë, çifti duhet të mbajë distancë 5 metra nga njëri-tjetri.