TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot në mbarë botën do të festohet dita ndërkombëtare e Teatrit. 27 Marsi, ashtu si për globin shenjon këtë festë e cila ndonëse nuk është festë zyrtare është më së paku festë shpirtërore.
Kryeveprat teatrore kanë lënë gjurmë në ndërgjegjen kolektive në shekuj të shoqërisë dhe kanë lënë mbresa të pashlyeshme në kujtesën e spektatorit.
Çfarë do të ishte arti botëror pa Shekspirin dhe çfarë do ishte Shekspiri pa teatrin? Kjo është pyetja që duhet ti bëjmë të gjithë vetes përpara se të hyjmë në një sallë teatroje apo në një librari?
Të pashlyeshëm janë autorët por edhe aktorët gjigandë që kanë luajtur në salla teatrosh që nga lashtësia. I jashtëzakonshëm është Aristofani apo Eskili e Sofokliu por dhe Richard Burton e Laurence Olivier. Ato janë aty pas perdeve dhe duket sikur na thërrasin dhe në këtë ditë, i kemi akoma dhe më afër.