LIFESTYLE, 26 Mars 2024, 14:35

Policia bastis shtëpinë e Diddy-t, djemtë e tij fotografohen me pranga

Policia bastis shtëpinë e Diddy-t, djemtë e tij fotografohen me

Akuzat për sulm seksual të Sean "Diddy" Combs çuan në një bastisje të madhe. TMZ raportoi se agjentët federalë në Los Anxhelos bastisën shtëpinë e reperit, me helikopterë mbi pronë.

"Sot, Hetimet e Sigurisë Kombëtare (HSI) Nju-Jork ekzekutuan veprimet e zbatimit të ligjit si pjesë e një hetimi në vazhdim, me ndihmën e HSI Los Angeles, HSI Miami dhe partnerët tanë vendas të zbatimit të ligjit. Ne do të ofrojmë informacion të mëtejshëm kur të bëhet i disponueshëm", -tha në një deklaratë për PEOPLE një përfaqësues i Hetimeve të Sigurisë Kombëtare.

Për më tepër, një video e siguruar nga FOX11 tregoi djemtë e Diddy-t, Justin Combs (30 vjeç) dhe Christian 'King' Combs (25 vjeç) me pranga jashtë shtëpisë së tyre.

Bastisja vjen pasi pesë persona në muajt e fundit akuzuan muzikantin për sulme seksuale.

Rodney "Lil Rod" Jones ngriti një padi në gjykatën federale të Nju Jorkut duke pretenduar se Combs e ngacmonte seksualisht, e drogonte dhe e kërcënonte për më shumë se një vit kur ai punonte si producent dhe videograf për të.

Avokati i Cassie Ventura dhe Jane Doe - dy nga viktimat e tjera të supozuara - tha më tej për gazetën, "Shpresojmë që ky të jetë fillimi i një procesi që do ta bëjë zotin Combs përgjegjës për sjelljen e tij të shthurur".