LIFESTYLE, 25 Mars 2024, 20:12

Pierpaolo Piccioli braktis Valentino-n

Pierpaolo Piccioli braktis Valentino-n

Pierpaolo Piccioli do të largohet nga posti i tij si drejtor kreativ në Valentino. Pasardhësi i tij ende nuk është emëruar, por sipas shtëpisë së modës, njoftimi do të bëhet shumë shpejt.

Piccioli ka drejtuar shtëpinë italiane të modës që nga viti 2016, duke evoluar vizionin e themeluesit Valentino Garavani me hijeshinë e veçantë, intelektualizmin dhe aftësinë teknike. Ai iu bashkua shtëpisë së modës në vitin 1999, së pari duke punuar së bashku me Maria Grazia Chiuri në aksesorë.

Pasi Garavani doli në pension në janar 2008, pothuajse gjysmë shekulli pas themelimit të markës, Chiuri dhe Piccioli bashkëdrejtuan shtëpinë e famshme të modës derisa Grazia-Chiuri pranoi ofertën e  Christian Dior.

Piccioli e ka udhëhequr Valentino-n me kombinimin e modës spektakolare me veshjet e përditshme. Ai e modernizoi markën me rroba që mbulonin një gamë më të gjerë moshash dhe injektoi lozonjaritetin në kodet e hershme të shtëpisë. Megjithëse emri i tij ishte i pari, Piccioli ka shprehur gjithmonë se sa mirënjohës është për punën e ekipit të tij. Ai njihet për faktin që fton anëtarët e ekipit për t’iu bashkuar në një përkulje në fund të shfaqjeve të modës dhe për përmendjen e detajeve që secili prej tyre kishte punuar në veshjet e tij.

“Kam qenë në këtë kompani prej 25 vjetësh dhe për 25 vjet kam ekzistuar dhe jetoj me njerëzit që kanë thurur fijet e kësaj historie të bukur që është e imja dhe e jona. Gjithçka ka ekzistuar dhe ekziston falë njerëzve që kam takuar, me të cilët kam punuar, me të cilët kam ndarë ëndrrat dhe kam krijuar bukurinë, me të cilët kam ndërtuar diçka që u përket të gjithëve dhe që mbetet e pandryshueshme dhe e prekshme. Këtë trashëgimi dashurie, ëndrrash, bukurie dhe humanizmi, e mbaj me vete, sot dhe përgjithmonë”, shkroi Pierpaolo në një postim në Instagram.