TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Myshku i detit, një masë xhelatinoze, ka mërrë një popullaritet të madh në TikTok, të ku promovohet nga shumë përdorues për përfitime shëndetësore, por ekspertët shprehen kundër.
TikTokerat janë parë shpesh duke gëlltitur lugë me alga, të cilat janë në formë të tharë, të lëngshme ose si suplemente ushqimore në dyqanet e shtrenjta. Kjo algë gjendet në brigjet shkëmbore të Oqeanit Atlantik.
Ndërsa pretendohet se ka përfitime të shumta shëndetësore për shkak të përmbajtjes së saj të pasur me minerale, ekspertët e shëndetit vënë në dyshim vlerën ushqyese të saj në krahasim me frutat dhe perimet standarde.
Miranda Galati, një dietologe nga Kanadaja, tha për USA Today se algat "mund të kenë disa përfitime shëndetësore të caktuara", por ka shumë pak kërkime që mbështetin pretendimet.
"Për fat të keq pretendimet shëndetësore pas myshkut të detit janë kryesisht të pambështetura," vuri në dukje Galati. "Mund të ketë disa përfitime të mundshme, por nuk mendoj se ia vlen të rrezikohet."
Myshku i detit, ose chondrus crispus, është lidhur me përmirësimin e shëndetit të zorrëve, tiroides dhe imunitetit, sipas Verywell Health.
Mirëpo, suplementet e myshkut të detit mund të paraqesin rreziqe shëndetësore për konsumatorët për shkak të ndryshueshmërisë së sasive të jodit, gjë që mund të çojë në një tiroide nën-aktive ose hipotiroidizëm, sipas Healthline. Për më tepër, myshku i detit mund të shkaktojë simptoma gastrointestinale ose reaksione alergjike, dhe gjithashtu mund të përmbajë metale të rënda potencialisht toksike për shkak të aftësisë së tij për të thithur dhe ruajtur substanca toksike.