TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kompania në fushëm e modës dhe kozmetikës Chanel u rikthye në Nju Jork me shfaqjen e saj vjetore ”Métiers d’Art”, e para nën drejtimin e drejtorit artistik të shtëpisë, Matthieu Blazy, shkruan vogue.com.
Ishte një përvojë kinematografike që magjepsi qytetin, mbështeti vizionin e fuqishëm të Blazy për shtëpinë e modes dhe shfaqi ekspertizën e artizanëve të Chanel.
Sfilata u zhvilluan në qendër të qytetit, poshtë 168 Bowery në platformën e braktisur të stacionit Bowery, ku Tom Ford organizoi shfaqjen e tij të Pranverës 2020.
Të ftuarit ishin të shumtë, përfshirë ambasadorët e markës A$AP Rocky dhe Margaret Qualley, Tilda Swinton, Kristen Stewart, Solange, G. Dragon, Jessie Buckley, Linda Evangelista, Dapper Dan, Charlotte Casiraghi, Rose Byrne, Riley Keough, Jon Bon Jovi dhe shumë të tjerë, hipën në linjën C ndërsa metroja vazhdonte me zhurmë.
Duke ndërthurur çuditshmërinë e gjallë me pompozitetin praktik, çdo veshje ofroi një prekje që kënaqte shqisat përmes zërit, shikimit dhe prekjes.
“Kjo është ndalesa ime, ndalesa e Chanel”, bëri shaka aktorja Jenny Slate, e ulur në rreshtin e parë me një xhaketë leshi dhe pantallona kaki.
“Jam shumë e lumtur që jam këtu. Udhëtoj me metro mjaft shpesh dhe çdo veshje dhe çdo interpretim i gruas që jam ishte fantazia ime: ndonjëherë jam nënë, ndonjëherë jam fantastike me një fustan mbrëmjeje dhe jam në metro”, theksoi Emily Ratajkowski për sfilatën e saj të parë të Chanel.
“Ndihem e frymëzuar të shkoj në shtëpi dhe të përpiqem të kopjoj pamjet që pashë. Mushama e tejdukshme me gepardin me xixa poshtë . Më pëlqyen modelet dhe ngjyrat”, shtoi ajo.
Blerësit e veshur elegantë të Chanel, personazhet e famshëm dhe bota e modës i rezistuan shiut të rrëmbyeshëm në Kenmare Street dhe Bowery.
“Kam qenë në metro shumë herë, por kurrë nuk e kam parë kështu. Ishte kaq joshëse dhe kaq e bukur”, tha Qualley për WWD pas shfaqjes.
Ajo shtoi se ‘’të punosh me Gondry-n dhe A$AP Rocky-n në filmin e shkurtër paralajmërues të shfaqjes ishte një mënyrë fantastike për të qenë pjesë e shfaqjes’’.
“Koleksioni është shumë i orientuar drejt personazheve”, thotë Blazy në intervistë, duke cituar si frymëzim një gazetare të viteve 1970 dhe një biznesmene të viteve 1980, që së bashku me udhëtimin e Gabrielle Chanel në Amerikë në vitin 1931 për të krijuar kostume për filmat, si dhe personazhe bashkëkohorë, duke filluar nga “fëmijët te studentët e deri te udhëheqësit botërorë”.